Gazetari Arber Hitaj i ftuar sot në emisionin “Studio24” me Ola Brukon foli në lidhje me zhvillimet më të fundit sa i përket goditjes së politikës nga drejtësia dhe dosjet më të bujshme, duke u ndalur tek rastet Veliaj”, “Balluku” dhe “AKSHI”.

Ai hodhi dyshimin se për ndërhyrë në procedurën për tunelin e Llogarasë, për aferën e të cilës akuzohet zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, mund të ketë ndërhyrë vetë presidenti turk.

Arbër Hitaj: 2025, vit historik dhe histerik. Kjo që po ndodh në 4 mujorin e fundit, kjo që po ndodh me drejtësinë, protesta jo protesta, që nuk kanë asgjë të re dhe që janë mini protesta.

Në rastin e dosjes së Ahmetaj flitej për transaksione financiare.

Ndërsa për zonjën Balluku nuk di të them. Qendrimi i Ramës sipas meje është rast pas rasti.

Ndërhyrja në procedurë është shkelje, por varet nëse është e imponuar, psh nga Erdogan që tenderin ta marrë një turk. Flas për tunelin e Llogarasë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb