Në studion e “Oponencës”, deputeti i PD Belind Këlliçi u pyet nga moderatori Shpend Gashi se përse nuk ka reagim qytetar kundër qeverisë e cila numëron një numër të lartë të kupolës ose në burg ose në hetim, më e fundit zv/kryeministrja Belinda Balluku e marrë e pandehur nga SPAK.
“Megjithë këto lloj komponentësh që këtë qeveri do e rrëzonin që në mandatin e dytë, çfarë e pamundëson një lloj korrelacioni midis opozitës dhe qytetarëve që të maksimizohet?”, pyeti Gashi.
Këlliçi tha se kjo nervi opozitar është vrarë nga propaganda e së majtës e nisur që prej 2009 me shprehjen “Fajin e ka Saliu”.
“Në këtë vend është bombarduar qytetari i zakonshëm, keni standard të dyfishtë me tunelin e Llogarasë, është ndërtim pa leje, unë kam bërë publike dhe lejen e ndërtimit në lejen e dhënë me kusht në 2022 të zbardhur dhe në 2025 dhe me të njëjtin standard hotel Prestige u hodh në erë dhe tuneli ka marrë 190 mln euro për një ndërtim pa leje. Këtu është bërë propagandë se këta janë njëlloj si PD dhe PS, kjo ka ndikuar jo pak te vrasja e nervit opozitar”, tha Këlliçi.
Shpend Gashi: Megjithë këto lloj komponentësh që këtë qeveri do e rrëzonin që në mandatin e dytë, çfarë e pamundëson një lloj korrelacioni midis opozitës dhe qytetarëve që të maksimizohet.
Belind Këlliçi: Ka që nga 2009 që e majta në mënyrë të sofistifikuar thotë se “Fajin e ka Saliu”, në këtë vend është bombarduar qytetari i zakonshëm, keni standard të dyfishtë me tunelin e Llogarasë, është ndërtim pa leje, unë kam bërë publike dhe lejen e ndërtimit në lejen e dhënë me kusht në 2022 të zbardhur dhe në 2025 dhe me të njëjtin standard hotel Prestige u hodh në erë dhe tuneli ka marrë 190 mln euro për një ndërtim pa leje. Këtu është bërë propagandë se këta janë njëlloj si PD dhe PS, kjo ka ndikuar jo pak te vrasja e nervit opozitar.
Sapo vij nga një takim në njësinë 9, kanë vrarë nervin opozitar dhe për të goditur reagimin qytetar, . a ka probleme PD, por që Edi Rama nha dita e parë që ka hyrë në zyrë, nuk ka hyrë p[ër të qeberisur, se pari zhbërjen e opzoitës së vogël si LSI dhe e dyta marrjen peng të vulës së PD dhe kryetarit të saj. E treta shpopullimin, njerëz opozitarë që janë larguar.
