Ashtu siç edhe ka ndodhur në 14 protestat e mëparshme, pas 3 orësh tubim para Kryeministrisë, mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Prej 15 ditësh protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Rrugët e Tiranës u “veshën” kuq e zi ndërkohë që ushtonin thirrjet “Revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi” apo dhe “Shqipëria nuk shitet”.
