Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka përgatitur një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të Turit të 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.
Aktiviteti sportiv do të zhvillohet në dy etapa, më 27 dhe 28 maj 2025, dhe do të përfshijë disa akse rrugore në qarkun e Elbasanit. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet e përkohshme të qarkullimit dhe apelon për respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve për të garantuar një garë të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
DVP Elbasan/ Plan Masash për Turin e 82-të Çiklistik Ndërkombëtar.
✅Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit, sigurisë publike dhe mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik.
🔶️Në territorin e qarkut Elbasan, aktiviteti do të zhvillohet në dy etapa, sipas itinerareve dhe orareve si më poshtë:
🔸️Etapa e parë– E martë, datë 27.05.2025 – Ora 15:30
Itinerari përshkon:
- Peqin (15:30)
- Bradashesh (15:50)
- Unaza e Elbasanit (16:00)
- Kthim majtas në përfundim të varrezave të qytetit
- Në drejtim të stadiumit “Elbasan Arena”
- Kthim djathtas përballë stadiumit dhe •hyrje në Bulevardin Qendror (Finish – ora 16:50).
🔸️Etapa e dytë – E mërkurë, 28.05.2025 – Ora 12:00
Itinerari përfshin:
- Nisja nga Kalaja e Elbasanit (12:00)
- Rrethrrotullimi “Lulet” – Bradashesh (12:04)
- Rrethi i Bradasheshit (12:07)
- Ura e Zezë – Kthesa e Cërrikut (12:24)
- Kthesa e Belshit (12:28)
- Fshati Kajan (12:55)
- Kthesa e Kuçovës (13:20).
✅Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe përdoruesve të rrugës, për kufizimet e përkohshme të qarkullimit gjatë zhvillimit të aktivitetit.
Respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë për sigurinë tuaj dhe të sportistëve pjesëmarrës.
