Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Enkelejd Alibeaj, ka komentuar turin e kryeministrit Edi Rama në Milano. Alibeaj shprehet se kryeministri takon shqiptarët në Greqi e në Itali, por se votën e diasporës nuk e do.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Enkelejd Alibeaj:

Pas fasadës së takimeve të Edi Ramës me diasporën, fshihet përpjeka e militantëve të tij, që e shoqërojnë me porosi nga Shqipëria, për të moslejuar pikërisht votën e diasporës.

Ky është realiteti i një ligjërimi kryeministror që flet për gjithçka dhe nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Kjo është fryma përçarëse që po mundohet të përhapet edhe në diasporë.

Edi Rama dhe PS kanë frikë nga vota e diasporës, sepse keqqeverisja dhe korrupsioni i kësaj qeverie është arsye kryesore e largimit të shqiptarëve.

Ndaj vetëm propozimet tona për votën e diasporës e zgjidhin përfundimisht këtë çështje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: