Një ngjarje me fund të lumtur ndodhi në qytetin e Beratit, ku dy turiste izraelite humbën çantat e tyre.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë së Shtetit, sendet personale u gjetën dhe iu kthyen pronareve brenda një kohe të shkurtër.
Turistet shprehën mirënjohje për profesionalizmin dhe përkushtimin e forcave të rendit.
Njoftimi i policisë:
Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat gjejnë dhe iu dorëzojnë 2 shtetaseve izraelite, çantat që kishin humbur.
Menjëherë pasi janë informuar nga 2 turiste nga Izraeli, se iu kishin humbur në rrugë, çantat me kuleta, dokumente dhe karta bankash, shërbimet e Policisë së Beratit organizuan punën për t’iu shkuar në ndihmë atyre.
Si rezultat i kërkimeve, çantat u gjetën në një kohë të shkurtër dhe iu kthyen 2 turisteve.
Ato i falënderuan punonjësit e Policisë, për gatishmërinë dhe seriozitetin e treguar për problematikën që ato referuan.
