Muzeu Ikonografik “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar i turistëve (vendas e të huaj).Drejtori i Muzeut Onufri, Miklor Pasku tha se ky vit ka shënuar një numër rekord prej 23 mijë vizitorësh në këtë muze,dyfishin e të njëjtës periudhë të një viti më parë”.

Fundjava në qytetin muze të Beratit ka qënë e tejmbushur me turistë (vendas e të huaj).Edhe pse viti 2023 u cilësua si viti më i suksesshëm për turizmin në Berat, ky vit duke se po vijon më furishëm se 2023-shi dhe kjo vihet re në çdo rrugë e lagje muzeale të qytetit.

Disa nga vendet më të frekuentuara nga turistët janë dy lagjet muzeale “Mangalem” e “Goricë”,pjesë e UNESCO-s, ku sheh çdo ditë turistë tê befasuar nga ky qytet, ku çdo gur ka një histori për të treguar.

Përveç turistëve kulturor që janë të dhënë pas historisë dhe arkitekturës së Beratit, këtë vit risi ka qënë edhe numri i lartë i vizitorëve në moshë të re,të organizuar me shkollat nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Por, padyshim që Kalaja dhe Muzeu Ikonografik “Onufri”, që shpalos në ikonat e tij bashkëjetesën fetare ndër shekuj,mbeten vendet më të frekuentuara nga turistët edhe për këtë vit.

Teksa sheh çdo ditê në rrugicat e Kalasë dhjetëra turistë nga çdo skaj i botës,rezervimet e bëra brenda Muzeut Onufri flasin për njē rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve.

Ky muze vazhdon prej vitesh të zgjojë interesin e vizitorëve e sidomos atyre të huaj,me vlerat e koleksionit të tij,mes tyre “Kodikët e Beratit”. Drejtori i Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri”,Miklor Pasku,ka konfirmuar se ky muze është duke u përballuar me një fluks të madh turistësh gjatë këtij viti. “Nga muaji Janar e deri më tani,Muzeu Onufri është vizituar nga mbi 23 mijë turistë,gati dyfishi i numrit të vizitorëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Shifrat na tregojnë se këtë vit do të kemi një dyfishim të numrit të vizitorëve në këtë muze,që për vitin që lamë pas ka qënë rreth 80 mijë vizitorë.Fluksi është i jashtëzakonshëm dhe na gjen edhe të papërgatitur dhe kjo është një sfidë shumë e madhe për orientimin e vizitorëve dhe për promovimin nga ana jonë të vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit”-,ka thënë Pasku.

Turistët pohojnë se Berati është një qytet i mbrekullueshëm,me vepra arti të rralla,me shtëpi karaktwristike,me dritare njëra mbi tjetrën,një qytet i pastêr dhe me njërëz të dashur e mikëpritës.

Koleksioni i Muzeut Ikonografik “Onufri” në Berat përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit.Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike dhe veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat e shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX.Ndër veprat më të rralla në këtë muze janë: Ikonostasi i Katedrales Fjetja e Shën Mërisë,që mban si datë vitin1807,Ungjëllizimi,Darka Mistike,Paraqitja e Krishtit në Tempull,Ikona e Shën Marisë,Ikona e Shën Joan Pagëzorit,Ngritja në qiell e profetit Ilias,Ikona e burimit jetëdhënës,Ikona e Shën Dhimitrit etj.Të gjithë vizitorët mund ta prenotojnë online biletën e Muzeut,ndërsa në brendësi të tij ata mund të njihen me veprat e ekspozuara me anë të një shërbimi audio në dhjetëra gjuhë të botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: