GREQI- Zbulohen pako me drogë në brigjet greke. Mësohet se lënda narkotike u gjet në plazhin e Shen Joanit, në Lefkadha.

Kanë qenë pikërisht turistët ata që kanë gjetur dy pako me 5 kg 180 gram marijuanë.

Policia greke ka nisur operacion të gjerë në detin Jon, pasi dyshohet për sasi me të mëdha droge që mund të jenë hedhur nga ndonjë gomone e nisur nga Shqipëria.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: