Një turist meksikan ka mbetur i bllokuar në Malin e Çikës.

Ai ka lëshuar sinjalin SOS për ndihmë, e kësisoj, FNSH dhe policia janë nisur menjëherë për atje, për të bërë të mundur shpëtimin e tij.

Burime policore, thonë për “BalkanWeb”, se turisti është në gjendje të mirë, ndërsa po punohet për gjetjen dhe shpëtimin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb