Një grup turistësh humbën telefonin në mjetin me të cilin udhëtonin, në ndihmë u erdhi një punonjës policie, i cili i shoqëroi dhe ua gjeti celularin. Turistët, nga Turqia tregojnë se ne ishin duke udhëtuar me autobus nga Mali i zi drejt Rinasit.

Por në zbritje konstatuan se njëri prej tyre nuk e kishte telefonin me vete. E kishte harruar në autobus.

“Kërkuam ndihmë nga punonjësi i Policisë, i cili na morri menjëherë në makinë dhe me shpejtësi sikur shkonim në ndonjë operacion u nisëm për të arritur autobusin. Edhe pse rruga kishte shumë trafik punonjësi i Policisë duke përdorur sirenat dhe shmangur mjetet në trafik na çoi në një vend, që besoj ishte stacion autobusash. Aty filloi të kërkonte e pyeste për autobusin dhe shoferin. Në fillim gjetëm autobusin, por shoferi nuk ishte. Ai u interesua dhe mesa duket dikush e njoftoi shoferin, i cili erdhi dhe ne morëm telefonin. E falënderojmë shumë punonjësin e Policisë”, -u shpreh njëra prej turistëve, duke vlerësuar ndihmën që morën nga efektivi i Policisë Rrugore të Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb