Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën gjatë eksplorimit në natyrë.

Sipas njoftimit nga shërbimi zjarrfikës, turisti ka rënë në Ujëvara e Sotirës dhe dyshohet se është pa shenja jete.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur grupi i shërbimit të MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës.

Ndërkohë pritet konfirmimi zyrtar i rrethanave të ngjarjes dhe identitetit të viktimës, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin në terren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb