Një turiste me shtetësi franceze është aksidentuar në zonën e Vranës, Lekbibaj (Tropojë) ndërsa është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë njofton se i ëhstë kërkuar ndihma për një ndërhyrje emergjente, pasi raportohej se një turiste me shtetësi franceze e moshës rreth të 50-ve kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj (Tropojë).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Menjëherë u bë organizimi i një skuadre në koordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore – QKUM u lokalizua turistja dhe ju dha ndihma e parë. Për shkak të dëmtimit të rëndë ishte e nevojshme kryerja e transportimit në mënyrë të menjëhershme me anë të helikopterit në drejtim të Tiranës”, thuhet në njoftim.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë bën thirrje të udhëtoni në mënyrë të sigurtë duke përdorur të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme.

“Sugjerojmë që gjithmonë të shoqëroheni nga një udhërrëfyes turistik lokal”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb