Shqipëria, përveç bukurive natyrore dhe traditës mikpritëse, po konsiderohet nga turistet edhe si një destinacion i jashtëzakonshëm për turizmin dentar. Vendndodhja e saj po tërheq vëmendjen e të huajve, nga të gjitha anët e botës, dhe media ndërkombëtare po raporton gjithnjë e më shumë për potencialet e turizmit në këtë vend.Nga veriu në jug, nga malet në bregdet, turizmi në Shqipëri po përjeton një rritje të shpejtë. Por, turistët nuk po vijnë më vetëm për të shijuar natyrën e mrekullueshme, por edhe për të kujdesur për shëndetin e tyre në mënyrë të shpejtë, më të lirë dhe më të efektshme.

Në qytetin e Shkodrës, vizitorët po shfrytëzojnë udhetimin e tyre për të marrë kujdesin dentar. Në “Hospital One”, një qendër spitalore, e specializuar në këtë fushë në Veri, pacientët nga Franca, Gjermania, Holanda, dhe veçanërisht nga Anglia kryesojnë listen e rezervimeve të sherbimit dentar pergjatë gjithë muajve të veres. Paketat “All inclusive” ofrojnë trajtimin dentar në bashkëpunim me një eksperiencë turistike të plotë, duke i dhënë mundësinë vizitorëve të eksplorojnë jo vetëm Shkodrën, por gjithë bukuritë e Shqipërisë.

Larissa, ishte pacientja e radhes nga Londra, që sapo përfundoi një trajtim të ndërlikuar të dhëmbëve në “Hospital One” përmes teknologjisë së fundit të implantologjisë së guiduar robotike.

Në “Hospital Onë” Shkoder, po përdoret teknologjia më moderne në trajtimin dentar, duke u mundësuar pacientëve vendosjen e dhëmbëve përfundimtare brenda pak ditësh. Në këtë spital, gjatë sezonit turistik, ofrohet një zbritje deri në 40% për implantet dentare gjermane, italiane dhe amerikane.

Përveç kujdesit dentar, “Hospital Onë” në Shkodër ofron edhe shërbime kirurgjikale plastike për pacientët e tyre. Me një ekip mjekësor të specializuar nga Egjipti dhe Spanja, po kryhen të gjitha llojet e operacioneve plastike, duke filluar nga largimi I obezitetit deri tek rimodelimi I pjesëve të trupit.
Me një kombinim të trajtimit të shëndetit dhe eksperiencave turistike të shkëlqyera, të huajt po ndihen të kënaqur dhe të mbushur me energji për të eksploruar gjithçka që Shqipëria ka për të ofruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: