Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën administratën Trump, e kanë rritur me një nivel paralajmërimi udhëtimet për në Itali, duke u bërë thirrje turistëve amerikanë të “ushtrojnë kujdes të shtuar” për shkak të “rrezikut të dhunës terroriste”.

I lëshuar më 23 maj dhe i rilançuar sot, më 27 maj, nga disa media amerikane, paralajmërimi e ngre pikën e alarmit për territorin italian nga niveli bazë një, në dy.

Shumica e vendeve të BE-së janë në nivelin e parë në një shkallë nga një, në katër, ndërsa Spanja, Gjermania dhe Franca janë në nivelin e dytë.

Njoftimi për udhëtime paralajmëron se terroristët mund të sulmojnë me “pak ose aspak paralajmërim” dhe kërkon kujdes në atraksionet turistike, duke i këshilluar njerëzit të shmangin vendet tepër të mbushura me njerëz.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb