Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund partneritetit që nga viti 2018 me linjën ajrore kombëtare të Shqipërisë.

Lajmi konfirmohet nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave bordi i drejtorëve të “Turkish Airlines” ka marrë vendimin për t’u larguar, ndërsa ka njoftuar se “zhvillimet e rëndësishme do t’u komunikohen investitorëve në vijim”.

Struktura aktuale aksionare e “Air Albania”-s është 49% “Turkish Airlines”, 41% MDN Investment dhe pjesa tjetër e aksioneve kontrollohen nga Albcontrol.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb