Ka përfunduar së fundmi turneu i peshëngritjes “Open Malta”, aty ku morën pjesë 8 shtete të Europës. Sportistët shqiptarë dhuruan paraqitje pozitive, duke siguruar rezultate të mira dhe duke ngritur kështu flamurin kuqezi në Maltë.
Bojken Çela realizoi 5 prova në 52 kg në shkëputje dhe në 65 kg në shtytje. Ai mori medalje bronzi si sportist i 3-të më i mirë i U15.
Brando Kolaj u shpall kampion i kategorisë 52 kg. Kolaj u vlerësua si i dyti më i miri i moshës U15, duke marrë kështu medalje argjendi.
Trajneri Lorenc Çela shprehet se peshëngritësit në fjalë pretendojnë për medalje ne kampionatin europian që zhvillohet në muajin gusht në Kosovë.
