Ish-minatorë, minatorë, dhe banorë të Kurdarisë janë ngritur sot në protestë para Kuvendit. Ata njëzëri kërkojnë statusin e montatorit, një premtim ku i mbetur në sirtar.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se protestuesit me pankarta në duar dhe mesazhe përmes megafonit, kanë parashtruar disa kërkesa në drejtim të qeverisë. Mes protestuesve është dhe ai i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Një prej minatorëve tha se është e turpshme që një minator vuan për copën e bukës, ndërsa një deputet merr 4 mijë euro.
