Deputetet Ermonela Felaj (PS) dhe Jorida Tabaku (PD) u përfshinë në një debat në Kuvend, ndërsa shkak ishte ngjarja e rëndë në Fier ku pak ditë më parë u vra një efektiv i forcave Shqiponja.

Felaj duke folur për ngjarjen e rëndë tha se autori i krimit ka qenë edhe pjesë e strukturave të mbrojtjes së votës që u ngrit nga PD.
Felaj i bëri thirrje organeve të drejtësisë që të nisin hetim edhe kryesisht për këto grupe, që ajo i quajti kriminale.

Deputetja demokrake Tabaku ka marrë fjalën, por iu ndërore në momentin, kur sipas Felajt, ajo nisi të komentonte mbi fjalën e mbajtur më parë nga kolegia socialiste.

Felaj: Strukturat e ligjit janë të detyruara që të veprojnë edhe kryesisht, pa qenë nevoja për kallëzim. Që të ti rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. Ti rikthehen atyre deputeteve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal për të mbledhur votën. Ti rikthehen analizimit të profileve të këtyre personave, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do të doja që të kishte vëmendja edhe SPAK dhe BKH.

Falë medias jeni vënë në dijeni të këtyre të dhënave. Nuk na lejohet ne të zgjedhurve në këtë sallë, ne që kemi votuar ligjin e kriminalizimit, kemi votuar për të nxjerrë nga dera kriminelet, disa këtu përpiqen ti fusin nga dritarja. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar as nuk janë distancuar nga personi në fjalë. i kanë bërë këto deklarata gjatë kohës që mbahej mitingu para bashkisë.

Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën që flisni nga ajo foltorja… mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë

Felaj: Ju nuk keni të drejtë të komentoni fjalën time. Nëse doni të flisni për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë JO. Uluni, asnjë koleg nuk ju jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Ju nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminele ju bëj thirrje distancohuni. Uluni. Mos bëjmë lojëra. Nuk keni të drejtën të komenti fjalën time dhe të askujt. Nuk kam, pse tju jap fjalën sepse jua dhashë dhe nuk e shfrytëzuat.

Jorida Tabaku flet nga vendi pa mikrofon: Të të vijë turp

Felaj: Zonjë t’ju vijë turp për kolegët tuaj. Ata që thoni janë të ndershëm, i njohim për familjarë, po janë kriminele të pashpirtë. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: