TURQI- Të paktën 4 persona humbën jetën dhe rreth 200 të tjerë u plagosën të premten gjatë dy shpërthime të ndodhura në një tubim zgjedhor të partisë kurde në juglindje të Turqisë, ku morën pjesë mijëra njerëz.

Shpërthimet ndodhën në mitingun përfundimtar të zgjedhjeve të Partisë Demokratike Popullore Pro-kurde, në Dijarbakir, qyteti kryesor në juglindje të Turqisë me shumicë të banorëve kurdë, në kohën kur lideri i partisë Selahatin Demirtas ishte duke u përgatitur për t’iu adresuar turmës.

Shpërthimet vijnë në një kohë të tensionuar, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Turqi, në të cilën votat kurde do të jenë kritike.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: