Papa Françesku ndodhet në Stamboll në ditën e dytë të vizitës së tij tre ditore në Turqi. Ati i Shenjtë vizitoi mëngjesin e sotëm, xhaminë, Sulltan Ahmet ose sic i thuhet ndryshe, Xhamia Blu dhe do të mbajë meshë në katedralen katolike të qytetit. Ditën e djeshme, ai bëri thirrje për dialog ndërfetar për të luftuar fanatizmin dhe fondamentalizmin gjatë vizitës së tij në Ankara. Papa Françesku bëri thirrje gjithashtu për paqe në Lindjen e Mesme dhe kërkoi më shumë ndihmë për refugjatët nga Siria dhe Iraku.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: