STAMBOLL– Një tjetër raund zgjedhjesh pritet të zhvillohet në Turqi pasi bisedimet prej më shumë se dy muajsh për krijimin e koalicionit mes partisë në pushtet, AKP-së dhe asaj opozitare CHP dështuan.

“Kemi arritur në përfundimin se nuk ka baza për partneritet”, deklaroi kreu i AKP-së, në të njëjtën kohë kryeministër, Ahmet Davutoglu, pas takimit të fundit me kreun e CHP-së, Kemal Kilicdaroglu në Ankara.

Pas humbjes së shumicës absolute të AKP-së në zgjedhjet e 7 qershorit, 23 gushti ishte afati i fundit për krijimin e qeverisë. Sipas kushtetutës, presidenti Recep Tayyip Erdogan, mund të shpallë zgjedhje të reja nëse nuk krijohet qeveria deri më atë datë, i cili ai bëri të qartë se nuk do ta shtyjë këtë afat.

AKP mund të hyjë në bisedime me MHP-në, por që e ka përjashtuar këtë mundësi. MHP-ja dhe HDP-ja pro-kurde plotësojnë numrin e vendeve për krijimin e qeverisë, por MHP-ja ka refuzuar bashkëpunimin me HDP-në pro-kurde. HDP-ja gjithashtu ka refuzuar bashkëpunimin me AKP-në.

(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: