TURQI-Turqia dënoi sot njohjen nga ana e kryeministrit belg, Charles Michel të ”gjenocidit” armen nga ana e Perandorisë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Ngjarjet tragjike të viteve 1915 dhe 1917 nën qeverinë e fundit të Perandorisë Otomane duhet të cilësohen gjenocid dhe ky është qëndrimi i qeverisë belge”, deklaroi të enjten kryeministri belg, Charles Michel para parlamentit belg, i pyetur nga dy përfaqësues të maxhorancës.

”Këto deklarata nuk janë as të pranueshme dhe as të falshme”, njoftoi Ministria e Jashtme turke me anë të një komunikate duke shtuar se autoritetet belge e kishin politizuar këtë çështje.

”Këto deklarata deformojnë faktet historike”, vlerëson ministria e sipërcituar duke nënkuptuar pasoja të mundshme në marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Brukselit.

Në muajin prill, Parlamenti Evropian njohu me anë të një rezolute ”gjenocidin” armen, një vendim që irritoi Turqinë.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: