Turqia dhe Koreja e Jugut nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi në fushën e energjisë bërthamore, gjatë vizitës zyrtare në Ankara të presidentit jug-korean Lee Jae-myung dhe takimit të tij me homologun turk Recep Tayyip Erdogan.
Sipas njoftimit të Ministrisë turke të Energjisë, me këtë memorandum dy vendet synojnë shkëmbimin e ndërsjellë të të dhënave teknike, informacioneve, përvojës dhe know-how-t, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Memorandumin e nënshkruan, në prani të Erdoğan dhe Lee, drejtorët ekzekutivë të kompanisë turke të energjisë bërthamore TUNAŞ, Necati Yılmaz, dhe të asaj koreanojugore KEPCO, Dong-cheol Kim.
Çfarë tha ministri i Energjisë Në një postim në rrjetet sociale, ministri turk i Energjisë Alparslan Bayraktar deklaroi ndër të tjera.
Me këtë marrëveshje synojmë bashkëpunim në shumë fusha: nga zhvillimi i projekteve të termocentraleve bërthamore deri te shkëmbimi i teknologjisë dhe ekspertizës, nga vlerësimi i zonave të përshtatshme deri te financimi i projekteve dhe zhvillimi i burimeve njerëzore.
I uroj që kjo marrëveshje, e cila do të kurorëzohet me një partneritet strategjik në energjinë bërthamore, t’u sjellë dobi të dyja vendeve tona.
