Presidenti turk ka kritikuar Perëndimin për të dytën ditë radhazi, duke thënë se nuk është dakord me sanksionet e tij “provokuese”.
“Nuk ka nevojë të rendit emrat, por mund të them qartë se nuk e shoh të saktë qëndrimin që po miraton Perëndimi”, tha Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë shtypi në Beograd.
“Për shkak se ekziston një Perëndim që udhëheq një politikë të bazuar në provokim, nuk do të jetë e mundur të arrihet një rezultat atje”.
Ai shtoi se vendet nuk duhet të nënvlerësojnë Rusinë.
Vladimir Putin i Rusisë më herët kërcënoi se do të ndalonte të gjitha furnizimet me gaz në Evropë nëse BE-ja kalonte me një kufi të propozuar të çmimit.
Ky veprim do të rriste rrezikun e racionimit në disa nga vendet më të pasura të botës këtë dimër. Dje, Erdogan tha se Evropa “po korr atë që mbolli” në krizën e energjisë.
