Turqia nuk po gjen qetësi pas tërmeteve shkatërruese ditën e djeshme. Sot është shënuar  një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 ballë në Turqinë lindore.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësisë dhe Emergjencave bën me dije se tërmeti goditi zonën në Karliova të provincës Bingol.

Mediat turke shkruajnë se tërmeti kishte një thellësi prej 46 km.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb