Pas një periudhë të gjatë si “nomad”, duke ndryshuar thuajse vit pas viti skuadër, shtet e qytet, Zlatan Ibrahimovic më në fund ka gjetur “portin” e shumë kërkuar, një skuadër, një qytet ku mund të “ankorojë” i qetë. Milan duket ekipi ideal, për të tashmen e afërt dhe për të ardhmen. Pavarësisht moshës, kuqezinjtë janë të gatshëm ti ofrojnë Ibrës sërish një kontratë të re, një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi.
Ibra do të përfitojë 2 milionë euro, plus bounse, në këtë pikë si Ibra ashtu edhe stafi drejtues kanë një akord total. Ibra është shumë i kënaqur në këtë rikthim të tij te Milan, gjithçka po shkon në mënyrë perfekte teksa me stafin drejtues, me trajnerin Pioli, më të gjithë ambientin, ka një marrëdhënie të shkëlqyer.
Kur të vendos që ti jap fund futbollit të luajtur, sërish e ardhmja pritet të jetë në Milano pasi kuqezinjtë janë të gatshëm ti ofrojnë postin që ai preferon, më vesh tutat sportive dhe të bëhet trajner, ose të vesh xhaketën dhe të marrë një post drejtues, mjafton vetëm të vendos se çfarë rruge do të zgjedh për të ardhmen.
(BalkanWeb)
