I hedhur nga një tutkun në një korije, bidoni plastik qëndroi gjatë aty. Shiu dhe era e përudhi ca me vonë. Në zabele pa se kishte jo pak si ai. Kur sosi në brigjet e lumit vuri re sa shumë ishin. Një mizëri. Mote me radhë, pa bërë zë bidoni vuri re se soji i tij zmadhohej, ngjishej. Aty, anes lumenjve. Mes atyre visoreve mahnitëse, idilike. Prapê ndjente se ishte ndalesë e perkohshme. Kur njē rrebesh i çartur erdhi afer, i shkuli rrenjet, e pa veten në një lundrim epik. Nëpêr fshatra, qytete e lugina, njê eksod i vertetë.

Derisa, bidoni plastik që tutkuni e leshoi diku pasi u dend me lengun e tij, ndryshoi perfundimisht vendbanim. E gjen veten nê breg të detit, ngulur në rërë, mes mijera si ai. Miliona si ai. Një kontinent hedhurinash tani ka mbirë aty. Kudo ku lumenjte nga jugu në veri kane hequr nga kurrizi, kanë leshuar me merzi, me nje lloj bezdie, mbeturinat e tutkuneve. Tani për ta flitet në lajme. Pamje e fundbotshme.

Cff04b70 D84b 49fb 8f46 E37c562f3000
Cff04b70 D84b 49fb 8f46 E37c562f3000

Ky shkarkim i lumenjve ka nxjerre zbuluar një dramë, një krim të pashoq. Ndotja dhe vrasja e mjedisit me duart tona. Gjurmet e kesaj paturpesie janë jo vetem në skaje, në periferi atje ku dikush mendon se nuk e sheh njeri, po dhe në mes të qytetit.

Përpos ndergjegjes, ngjan se tutkunëve u mungon dhe një ndjenjë. Hapësirat ku lënē plastiken, nuk u duken mbase si të pêrbashketa. U vjen se nuk u perkasin. Si te jenê të huaja, të dikujt tjetër. Kjo me gjasë i ka bere dhe armiqesorë, pos tutkunë. Patjetêr se ka ndikuar te kjo gjendje dhe grykesia e disave pêr të marrë gjithçka, pêr të futur nê kthetra territore e vende.

***

Në një ditë si kjo, 500 vjet më parë, Magelani nisi nga porti i Seviles një prej lundrimeve më të guximshme e heroike në histori, atë të kalimit në anen tjetêr të botës, të pashkelur më parë nga njeriu.

5e9fd5b5 4d08 436c Bfad 3abb93c2e6aa
5e9fd5b5 4d08 436c Bfad 3abb93c2e6aa

Në krye te nja 100 burrave e me 5 anije, ai para se te gjente shtegun që kaloi nga Atlantiku në Paqesor, e me tej, pati ndalesa në ishuj, ngushtica e gjire.

Cvajgu me profilin e lundertarit, sjell detaje se si keta zbulues që ishin kaq larg shtëpisë, tregoheshin miqesor e të kujdesshem me mjediset e reja, me boten e panjohur krejt nën kembet e tyre.

Ishte në filozofinë e Magelanit se me ato toka e banore do ndertonin marrëdhenie e tregti.

Pasi shkelen në Ishujt e Erezave duke i rene nga ana tjetër, dhe kuptuan se bota qe e rrumbullaket, ata që kishin ngelur prej asaj aventure të çmendur vendosen të kthehen.

Mjeshter është Cvajku qê na i sjell gjallë ato momente. Kur dalluan pas 3 viteve mundim, kepin e Vinsentit në Portugali, skajin e fundit kontinental tē Europës, ata u ndjenë në shpi.

***

Mjafton njē ecje rreth stadiumit Dinamo që të ngresh pyetjen; Pse nuk ndihen nē shpi këtu? Ata që kanë hedhur mijera shishe e kanoçe cepave, tek pjesa rreze kangjellave, në gjithë perimetrin që rrethon këtë stacion sportiv.

Kjo në mes të Tiranës. Po mund ta dallosh te liqeni, dhe te ai i Thati pak më tutje.

Lehtësia më të cilen dekorohet ambjenti i perbashket me këtë turp, është e pabesueshme.

Veshtire se kjo do ndalet me ligj, me penalitete, e me fushata. Ndoshta, do të mbarojë kur ashtu si lundertaret e Magelanit 500 vjet më parë, ata ta shohin si token, vendin, ambjentin, shpinë e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: