Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, duke i kërkuar të heqë imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Thirrja e Himçit u dëgjua mes tensioneve në sallën e Kuvendit, ku opozita ka kundërshtuar zhvillimin e seancës dhe ka bllokuar foltoren me pankarta. Deputetët opozitarë kanë ndezur gjithashtu flakadanë dhe tymuese, në shenjë proteste.
Në seancë ishin të pranishëm kryeministri Rama dhe Belinda Balluku, ndërsa Kuvendi kaloi drejtpërdrejt në votim, pavarësisht situatës së tensionuar dhe kundërshtimeve të opozitës.
