Milani po punon për të siguruar të ardhmen e një prej yjeve të tij kryesorë. Rafa Leao është pranë një zgjatjeje kontrate deri në qershor 2030, dy vite më shumë nga marrëveshja aktuale, me një rritje page që do ta mbante si lojtarin më të paguar në skuadër dhe do të largonte interesimin e mundshëm nga Premier League.

Sulmuesi portugez është shndërruar në një pikë referimi për kuqezinjtë. Më i pjekur dhe më i përfshirë në projektin e klubit, Leao konsiderohet lideri teknik i ekipit. Edhe pse ka pasur ulje-ngritje dhe është përballur me probleme fizike gjatë sezonit, ai ka arritur të regjistrojë 9 gola dhe 2 asistime në 20 ndeshje, duke mbetur vendimtar në momentet kyçe.

Drejtuesit e rinj po ndjekin një strategji të qartë: ruajtjen e boshtit të skuadrës. Pas rikuperimit të marrëdhënies dhe marrëveshjes me Maignan dhe përpjekjeve për të bindur Modric të qëndrojë, tani radha është e Leao-s. Objektivi është ndërtimi i një Milani konkurrues mbi themele të forta, me synimin për rikthimin në Champions dhe luftën për titull.

Palët janë në bisedime dhe optimizmi nuk mungon. Mbetet vetëm arritja e marrëveshjes përfundimtare dhe firma që do ta lidhte përfundimisht Leao-n me Milanin edhe për pesë vite të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: