U-17 për vajza / Shqipëria barazon me Estoninë në “Elbasan Arena”

20 Tetor, 2025 16:59

U17 Vajza Kunder Estonise 20 Tetor 2025

Madhësia e tekstit:

Balkanweb app Download on Apple StoreGet it on Google Play

Shqipëria U-17 për vajza zhvilloi sot në stadiumin “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues të Kampionatit Europian 2026, përballë Estonisë. Vajzat kuqezi, të drejtuara nga trajnerja Cyme Lulaj, barazoi me rezultatin 1-1 një takim që ishte mjaft i luftuar deri në fund.

Teknikja Lulaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Kristel Tuku, Marina Rushaj (c), Desara Lorja, Audrina Lajthiza, Albana Malaj, Gurie Mehmetaj, Heidi Bekteshi, Emi Maksuti, Sibora Kuka dhe Alesja Loshja.

Skuadra shqiptare e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar disa raste të rrezikshme përpara portës kundërshtare. Avantazhi erdhi në minutën e 29-të, pas një krosi të saktë të kapitenes Rushaj, që u devijua në rrjetë nga futbollistja estoneze Sootaga, duke i dhënë epërsinë ekipit tonw.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 për vajzat kuqezi. Në pjesën e dytë, Estonia reagoi dhe arriti të barazojë rezultatin në minutën e 59-të me anë të Pihlak, duke vendosur shifrat përfundimtare 1-1.

Pas këtij rezultati, Shqipëria renditet në vendin e katërt të grupit me një pikë, po aq sa edhe Estonia. Në krye të renditjes ndodhen Izraeli dhe Greqia, me nga katër pikë secila. Në ndeshjen tjetër të ditës së sotme, e luajtur në Rrogozhinë, Greqia dhe Izraeli ndanë pikët pas barazimit 1-1.

Skuadra kuqezi do të luajë ndeshjen e fundit të këtij raundi të enjten, në ora 14:00, sërish në “Elbasan Arena”, përballë Izraelit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
loading...
©