Modelja Françeska Jaçe reagon për herë të parë për aksidentin, në të cilin u përfshi pak ditë më parë te rrethrrotullimi i Nartës, në Vlorë.

Përmes një mesazhi të shkurtër në “Instagram”, modelja i falënderon të gjithë për mesazhet e përzemërta.

“Zoti ju ndihmoftë! Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta”, shkruan bukuroshja në Instastory.

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është aksidentuar tek rreth rrotullimi i Nartës dy ditë më parë, teksa makina e saj luksoze tip “BMW” doli nga rruga duke u përmbysur, por fatmirësisht pa rrezik.

Ajo mori vetëm disa plagë të lehta në trup, pasi mjeti me të cilin udhëtonte është përmbysur kokëposhtë në vendin që lidh autostradën me hyrjen e qytetit bregdetar.

Si pasojë e përplasjes, automjeti ka pësuar dëme materiale. Françeska Jaçe është ndihmuar nga kalimtarë të rastit për të dalë jashtë makinës së përmbysur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb