ITALI- Gjykata e Kasacionit në Itali ka vendosur anulimin e sekuestros së pasurisë për biznesmenin shqiptar Gëzim Sallaku, i akuzuar atje për pastrim parash.

Mediat italiane shkruajnë sot se gjykata ka vendosur të pezullojë sekuestron për pasurinë e tij prej 13 milionë euroshe, ku përfshihen edhe aksionet në klubin e futbollit Darfio.

318336_2

Kujtojmë se Sallaku është president i këtij klubi e pronar i disa lokaleve dhe hoteleve në Brescia të Italisë.

Ai u arrestua në fillim të 2017-ës bashkë me vëllezërit Saimir dhe Isuf dhe po hetohej në gjendje të lirë. Vetëm tre ditë më parë, siç shkruajnë mediat italiane biznesmeni është njohur me vendimin e gjykatës që i kthen atij pronat dhe asetet e sekuestruara.

Përmes avokatit të tij, Gezim Sallakut u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatës.

(m.a/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: