Një shtetas austriak që u arrestua në 2024 pas dyshimeve se planifikonte të kryente një sulm në koncertin e Taylor Swift, akuzohet për terrorizëm nga Prokuroria e Vjenës.

24-vjeçari akuzohet edhe për vepra të tjera penale. Prokurorët akuzojnë të dyshuarin për përgatitjen e një sasie të vogël të acetonit triperoksid (TATP) dhe përpjekjen për të blerë armë ilegalisht.

Ai u arrestua në gusht 2024, të njëjtin muaj kur koncertet e Taylor Swift u anuluan në minutën e fundit pasi autoritetet austriake njoftuan se kishin penguar një sulm.

Vetëm në Austri, 170,000 njerëz pritej të merrnin pjesë në koncerte. Prokurorët besojnë se 21-vjeçari ishte anëtar i Shtetit Islamik. Nëse dënohet I riu mund të përballet me 20 vite burg.

Sipas mediave ndërkombëtare, dyshohet se ai ishte përfshirë edhe në tentativa të tjera sulmesh jashtë vendit, veçanërisht në Dubai dhe Stamboll.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb