Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, është liruar nga autoritetet serbe, pasi u arrestua ditën e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa raportohet se Jankoviç tani ndodhet rrugës për në Kosovë.

Ai u ndalua në 17 prill në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë.

Jankoviç u akuzua nga autoritetet serbe për prishje të rendit kushtetues të Serbisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb