Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, kushëri i Ramush Haradinajt ka dalë para Gjykatës Speciale në Hagë pasi u arrestua në Prishtinë gjatë bastisjes së zyrave nga EULEX.

Haradinaj që ishte i dyti i arrestuar pas kryetarit Hysni Gucati, është treguar  i ashpër me Gjykatën Speciale. Ai thotë se nuk e njeh Gjykatën Speciale pasi i ka skaduar mandati që më 2 gusht.

Madje ai thotë se kjo Gjykatë mund ta dënojë edhe 500 milionë vjet, ai sërish nuk e njeh. Madje ai kujton se që në moshën 15-vjeçare është dënuar nga regjimi serb i Millosheviq.

“Nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh, i ka skaduar mandati më 2 gusht. Jam padrejtësisht këtu, keni shkelur Kushtetutën e vendit tim.. Keni thyer të drejtën e mendimit të lirë edhe dënomeni 500 milionë vjet, nuk muj ma hekni mua as njerëzve që mendojnë si unë”

“Unë për mendimet e lira jam i dënuar në moshën 15 vjeçare nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, luftojmë dhe kemi luftu për të drejtën themelore minimale”, ka thënë Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb