Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54-vjeçar Luan Sulstarova i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.

Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike canabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave.

Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb