Zyrtari i LSI-së, Fatos Kaja, është liruar pas arrestimit me akuzën për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Pas ekspertizës rezultoi se firma e tij ishte falsifikuar. Fatos Kaja, drejtues lokal i LSI-së në Kavajë mbante më parë postin e nënprefektit të Tiranës.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës ka insistuar që në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, se në dokumentacionin e paraqitur si provë nga Prokuroria e rrethitë gjyqësor Kavajë, firma e Kajës ishte e falsifikuar.

Ky pretendim u provua me anë të akteve të ekspertimit, të kryera po nga prokuroria e rrethit gjyqësor Kavajë, ku ka rezultuar se firma e zyrtarit të LSI-së është falsifikuar në 5 raste. Pas kësaj, prokuroria ka kërkuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”, bazuar në aktet e ekspertimit.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: