SHKODER- Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Shkodër për caktimin e masës “Arrest në burg” për drejtorin e Hipotekës Zamir Leka.

Regjistruesi i Shkodrës akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, për juristen Frida Mirashi u caktua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt, pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit, etj, detyrë funksionale kjo e tij. “Me dt.30.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, është regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M.B”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb