Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 dite”.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se vendimi u dha me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.

Drejtësia italiane e ka dënuar me 12 vjet burg për veprat penale të “organizata kriminale” dhe “Trafikim ilegal i klandestineve”. Sinomati, i njohur me nofkën “Buzëdërri”, i cili u arrestua pak orë pasi përfitoi lirinë nga amnistia penale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: