Kina i ka bërë sërish thirrje SHBA-së që të lirojë presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe gruan e tij, të cilët janë në paraburgim në SHBA pasi arrestuan nga forcat amerikane nga kryeqyteti venezuelian, Karakas.
“Kina i bën thirrje SHBA-së të sigurojë sigurinë personale të Presidentit Maduro dhe gruas së tij, të lirojë menjëherë Presidentin Maduro dhe gruan e tij, të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelian dhe të zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pekinit.
Më herët, Pekini ngriti shqetësimin dhe dënoi fuqimisht “përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran”.
