POGRADEC

70-vjeçarja Mynever Tela e cila u asfiksua nga tymi në banesën e saj në Pogradec është dërguar në Tiranë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanËeb se gjendja e të moshuarës është përkeqësuar dhe është sjellë në kryeqytet për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Mesditën e sotme banesa e 70-vjeçares u përfshi nga flakët pasi soba e gatimit mori zjarr. Tela u asfiksua nga tymi dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb