Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, komentoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke vlerësuar masat e sigurisë të vendosura nga gjykata.

Karanxha u shpreh se në rastin e Ballukut zbatimi i masave aktuale të sigurisë ishte i domosdoshëm.

Karanxha ngriti gjithashtu shqetësime lidhur me çështjen e tunelit të Llogarasë, një nga dosjet e hetuara nga SPAK.

“Te rasti i tunelit ka një problem të madh. Është bërë një luftë për të marrë tenderin e supervizimit. Jo vetëm që shpenzohen para të shtetit, por objektet dalin me cilësi të dobët. Tuneli është i pakolauduar dhe sipas inxhinierit grek, nuk ka daljet e zjarrit,” theksoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb