Rikonstruktohet ura e xhamit në Kiev, e cila u shkatërrua gjatë një sulmi raketor rus në tetor.
Njësia e xhamit dhe panelet e punuar nga xhami janë ndërruar, kurse kabllot janë riparuar, e ekspertët kanë ekzaminuar strukturën mbështetëse.

Kjo urë gjithashtu është veshur me materiale kundër rrëshqitjes. Ura ishte objektiv i sulmeve raketore ruse.

Kamerat e sigurisë kapën momentin e sulmit të urës, ku u filmua dhe shkatërrimi i kësaj infrastrukture, ndërsa në të kishte njerëz që ecnin. Kujtojmë se nga fillimi i luftës në Ukrainë, ushtria ruse ka për objektiv vazhdimisht infrastrukturën civile, e si pasojë e kësaj çdo ditë raportohet për dhjetëra civilë të vrarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: