Milani mësoi sot rezultatet e testeve të kryera nga Rafael Leao dhe Davide Calabria, të dy të lënduar në ndeshjen e djeshme, në atë  barazim kundër Lecces në Via del Mare.

Portugezi pësoi një dëmtim të shkallës së parë në këmbën e djathtë, me kohë rikuperimi prej 2 javësh. Sipas Milannews, numri 10 do të rikthehet për ndeshjen shumë të rëndësishme të Champions League ndaj Borussia Dortmundit, duke humbur kështu ndeshjen ndaj Fiorentinës. takim i kampionatit që mbahet pas impenjimit të kombëtareve.

Periudha e rikuperimit të kapitenit Calabria duhet të jetë pak më e shkurtër dhe në vend të kësaj, duke përjashtuar ndonjë surprizë, ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Fiores.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: