Pas një njoftimi mbi dyshimet për rrëmbimin e një shtetasi në qytetin e Sarandës, policia ka reaguar me një informacion zyrtar .
19-vjeçari Francesko Mani i raportuar si i rrëmbyer është gjetur dhe ndodhet aktualisht në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai ka deklaruar se ngjarja lidhet me një mosmarrëveshje personale me një tjetër shtetas.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.
