Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i dënuar me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs, duke kërkuar prishjen e vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.

Sakaq, Genti Shala është përcaktuar si relatori i rekursit të Memollës.

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata e Posaçme e Apelit, Memolla u vetëdorëzua në polici dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po kryen aktualisht dënimin e tij. Si pasojë e arrestimit, drejtimi i bashkisë është marrë përkohësisht nga një kryetar i komanduar.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, në të cilin Memolla, në atë kohë kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë tek një punonjës i OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb