Ish- deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka dorëzuar një kërkesë për lirim të parakohshëm nga qelia.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se kërkesa është dorëzuar në gjykatën e Fierit.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb