Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer për në gjykim në GJKKO dosjen për ish-kryeprokurorin, Aurel Zarka.

Togat e zeza vendosën prishjen e vendimit të GJKKO-së, të marrë në datën 20 Maj 2025, ku Aurel Zarka u dënua me 4 vite burg dhe rigjykimin me një tjetër trupë.

“Gjykata e Posaçme e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar ne shkronjën “ç” te paragrafit te pare i nenit 428 dhe paragrafit te pare te nenit 429 te K.Pr.Penale, vendosi: prishjen e vendimit nr 36 date 20.05.2025 te Gjykates së Posacme te shkalles se pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe kthimin e akteve ne te njejten gjykate me nje tjeter kolegj. U shpall me 12.11.2025″, njoftoi Apeli.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 4 vite burg ish kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i përfshirë në dosjen “Toyota Yaris”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-kryeprokurorit iu ul dënimi me 1/3. Si përfundim, në bazë të vendimit të GKKO-së do të duhej të qëndronte pas hekurave 2.8 vite, si dhe u dënua me 5 vite përjashtim nga funksionet publike për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

Ndërkohë, SPAK kishte kërkuar dënimin e tij me 6.4 vite burg.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb