Gazetari Bledian Koka, i ftuar në emisionin Log. në News24, ka folur mbi veprimet e SPAK ndaj krimeve zgjedhore, duke ngritur dyshime për trajtim të diferencuar të rasteve. Duke marrë si shembull çështjen e Edison Memollës, Koka theksoi se ai “është një nga dy rastet e vetme në 61 bashki ku SPAK ka ndërhyrë, pas atij të Fredi Belerit,” u shpreh ai.
Sipas Kokës, ka një standard të dyfishtë në këto raste. “Në rastin e Belerit, ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe u krijuan kushtet e flagrancës. Ndërsa për Memollën, edhe pse është dënuar, ai vijon të jetë në detyrë”, theksoi ai.
“Rasti i Memollës është denoncim i televizionit ku unë punoj. E kemi denoncuar që në nisje të kësaj. Memolla kandidoi në zgjedhjet e ripërsëritura. Konstatuam këtë rast që u depozitua në SPAK. Cfare ndodhi? Memolla, dy rastet e vetme në 61 bashki që SPAK ka vepruar janë Fredi Beleri dhe Edison Memolla pardje. Pardje u dha vendimi për të. Shikoni çfarë ndodh. Për të gjykuar si vepron institucioni mjafton të shohim si vepron institucioni para 1 viti e gjysmë ku morëm vesh që në gjithë Shqipërinë vetëm Fredi Beleri kishte blerë vota. Ishte kandidati që iu bë varri nga kryeministri në një emision dhe sot është eurodeputet.
Te Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës, në një bashki periferike që nuk ka ndonjë valencë. Kur bëhet fjala për kandidatët e PS, edhe të zgjedhur, ligji përtypet. Nëse me Belerin u mor direkt dhe u krijuan kushtet e flagrancës, te ky zotëria edhe pse nisi hetimi dhe është dënuar, sot zotëria është sërish në krye të detyrës”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)
