Angelina Jolie iu bashkua Instagramit javën e kaluar për të folur për situatën në Afganistan dhe postimi i parë ishte letra e një vajze afgane.

Lajmi se aktorja, e cila shquhet për të qenit një person privat, iu bashkua mediave sociale, u përhap në të gjitha mediat. Madje, llogaria e saj theu rekord pasi arriti në mbi 2 milionë ndjekës në vetëm 3 orë, sipas “Page Six”.

Angelina Jolie
Angelina Jolie

Më parë ky rekord mbahej nga aktorja Jennifer Aniston. Aktorja u nderua me Rekordin Botëror Guinness për llogarinë e Instagramit që arriti 1 milion ndjekës në kohën më të shkurtër, brenda 5 orëve dhe 16 minutave nga hyrja në platformën e mediave sociale, në tetor të vitit 2019.

Rikujtojmë që Aniston dhe Jolie i lidh edhe një e shkuar, pasi të dyja kanë qenë të martuara me aktorin Brad Pitt.

Angelina Jolie 5
Angelina Jolie 5

Aniston dhe Pitt kanë qenë të martuar për pesë vjet nga viti 2000 deri në 2005-ën. Çifti u nda pasi Pitt u takua me Jolie në xhirimet e “Mr dhe Mrs. Smith”. Pas shumë vitesh lidhje, Jolie u martua me Pitt në vitin 2014 dhe më pas ata u ndanë në vitin 2019.

Angelina Jolie 6
Angelina Jolie 6

Jolie dhe Pitt janë prindër të gjashtë fëmijëve: Shiloh Jolie-Pitt, Vivienne Marcheline Jolie-Pitt, Maddox Chivan Jolie-Pitt, Knox Léon Jolie -Pitt, Zahara Marley Jolie-Pitt dhe Pax Thien Jolie-Pitt. Aktualisht, aktorja ka arritur 9.6 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb